17.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Humbën prej përçarjes, cilat janë bashkitë ku PD dhe BF të bashkuar mund të kishin fituar

Fitorja e thellë e mazhorancës në 53 bashki nga 61 gjithsej, teksa opozita mori vetëm 7 dhe me fitoren e partisë minoritare MEGA në Finiq vërtetoi edhe një herë atë që sondazhet kishin parashikuar. Arsyet mund të jenë të shumta. Kryesorja është refuzimi që shqiptarët i bënë dyshes Berisha-Meta. Një rol, edhe pse jo parësor, luajti edhe përçarja e opozitës në dy fronte. Kjo u pa qartë dhe ndikoi drejtpërdrejtë, jo vetëm si frymë, në 4 bashki. Opozita në Mallakastër, Këlcyrë, Kuçovë e Finiq nëse do të kishte qenë e bashkuar mund t’i kishte fituar. Në këto katër bashki bashkimi i votave mund të sillte humbjen e Partisë Socialist dhe fitoren e kandidatëve të së djathtës. Prej kësaj lufte brenda llojit ‘Bashkë Fitojmë’ e Berrisha-Meta u dëmtuan në 3 bashki ndërsa Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt në një tjetër, kjo edhe për arsyen se PD kishte vetëm 14 kandidatë në 61 bashkitë e vendit.

Nëse Partia Demokratike do të ishte e bashkuar, opozita do të kishte fituar në Kuçovë. Lefter Maliqi i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 6222 vota e ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD ka marrë 739. Pra nëse do ishin bashkë opozita do numëronte 6961 vota. Mirëpo në kushtet kur janë të ndarë, kandidati socialist ka Kreshnik Hajdari fituar me 6904 dhe ka fituar zgjedhjet me 49.79% të votave të vlefshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...