14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

6 qytetarë janë vënë nën hetim nga policia në Gjirokastër pasi kundërshtuan efektivët e policisë

6 qytetarë janë vënë nën hetim nga policia në Gjirokastër pasi kundërshtuan efektivët gjatë shoqërimit të tyre.

3 prej tyre konkretisht shtetasit G B., 28 vjeç, G. S., 36 vjeç dhe B. B., 37 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, në mesnatë, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, kanë prishur qetësinë publike, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre.

Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërsa 3 të tjerë, Z. I., L. I., dhe A. I., banues në Tiranë, u vunë në hetim pasi këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të efektivëve, në lidhje me një konflikt pronësie që kanë me shtetas të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...