10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Asgjë nuk mund ta ndalojë Putin! Po synon të pushtojë vendet e tjera në Evropën Lindore

Ushtria ruse po përballet me një sulm në rritje në territorin e kontestuar të Krimesë pasi Ukraina po bombardon bazat në zonë. Zyrtarët perëndimorë kanë pohuar se sulmet ukrainase kanë një ndikim të madh psikologjik në trupat ruse. Kjo vjen pasi sulmet e Ukrainës shkatërruan të paktën tetë avionë luftarakë rusë në fillim të këtij muaji. Shumë ekspertë ushtarakë kanë argumentuar gjatë gjithë konfliktit se forcat e Moskës nuk kanë arritur atë që prisnin në Ukrainë.

Por gjenerali Richard Sheriff kohët e fundit pohoi se kjo nuk mund ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin të synojë vendet e tjera në Evropën Lindore.

Ai ka deklaruar se vizioni afatgjatë i liderit rus, do të përfshijë në luftë edhe të tjera shtete.
‘Duke u përpjekur të mendoj si ai, ka sens që trupat ruse të sulmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin. Vizioni i tij afatgjatë është të rivendosë një perandori ruse dhe kjo do të thotë jo vetëm heqja e Ukrainës nga harta në mënyrë efektive, por edhe përfshirja e katër republikave të tjera sovjetike. Moldavia në mënyrë specifike, por edhe Gjeorgjinë.”

Gjenerali Shirref u pyet më pas nëse Rusia mund ta merrte Moldavinë në një mënyrë më të qetë, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat janë përballur trupat e Moskës në Ukrainë.

“Nëse je Putini, nuk të duhet shumë për të pushtuar Moldavinë. Kjo pasi ky shtet është i vogël dhe për ta marrë në zotërim, duhet një numër shumë më i vogël trupash dhe mjetesh. Megjithatë duke pasur parasysh situatën në të cilët ndodhet lideri rus, edhe Moldavia mund të jetë jashtë mundësive të tij reale. Trupat ruse nuk kanëbërë praktikisht asnjë përparim në dy muajt e fundit, ndërsa ukrainasit po u kundërvihen me mjaft sukses, linjat e tij të furnizimit dhe fuqia ushtarake, referuar ushtarëve, është goditur bindshëm”, tha ai.

Mediat britanike bëjnë me dije se është pikërisht rajoni i Transnistrisë, një shtet i vogël në lindje të Moldavisë, ai që mund t’i bashkohet Rusisë. Madje Moska ka dërguar atje 1500 ushtarë, të cilët Kremlini e quan “forcë paqeruajtëse”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...