10.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

6 shtetas janë arrestuar nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale, mes tyre përndjekje dhe ngacmim seksual

6 persona janë arrestuar nga policia në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Dy raste të përndjekjes dhe ngacmimit seksual kanë ndodhur në Tiranë. Në rastin e parë, një 35-vjeçar me çregullime mendore ka ngacmuar seksualisht në Ali Dem një 46-vjeçare. Ai është arrestuar nga Policia.

Nga ana tjetër një 33-vjeçar ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Po ashtu edhe tre qytetarë janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 42 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të dyshuar e falsifikuar.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

E.C., 41 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

T.N., 64 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues I. K. Si pasojë është dëmtuar shtetasi T. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. E., 45 vjeç, pasi në Kavajë, duke qenë punonjësi i një kompanie ka shpërdoruar detyrën, duke vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve A. S., 23 vjeç, B. D., 33 vjeç dhe M. D., 29 vjeç, pasi kanë goditur me mjete rrethanore shtetasin A. S., 46 vjeç. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë A. S., 49 vjeç( vëllai i shtetasit A. S., 46 vjeç), L. M., 24 vjeç, D. D., 26 vjeç dhe E. S., 29 vjeç, pasi janë konfliktuar me parë me 3 shtetasit të lartpërmendur të shpallur nga ana jonë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...

“Raketa iraniane u neutralizua”, NATO forcon mbrojtjen ajrore në Adana me sistem Patriot

0
Aleanca e Atlantikut të Veriut ka vendosur një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në jug të Turkey, në provincën Adana, në përgjigje të...