35.4 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen e informacioneve kundër regjimit.

Sipas raportimeve, shërbimi izraelit i inteligjencës ka hapur në mënyrë diskrete një kanal në Telegram që nga fundi i dhjetorit, i cili operon në gjuhën persiane dhe lidhet drejtpërdrejt me faqen zyrtare të institucionit. Përveç kësaj, janë identifikuar edhe llogari të lidhura në platforma si Instagram, Facebook dhe LinkedIn.

Në përshkrimin e kanalit thuhet: “Mirë se vini! Nëse keni arritur deri këtu, ndoshta është sepse doni të na kontaktoni”, ndërsa përdoruesve u jepen udhëzime të detajuara për mënyrën e komunikimit.

Më 6 mars, kanali – i cili numëron rreth 48 mijë ndjekës – publikoi një mesazh duke inkurajuar qytetarët iranianë të raportojnë zhvillimet nga brenda vendit: “Vazhdoni të dërgoni raportet tuaja nga terreni. Ju jeni dëshmitarët e së vërtetës. Ne do të vazhdojmë deri në fitore”.

Eksperti izraelit i sigurisë dhe gazetari Yossi Melman thekson se Mossadi ka një histori të gjatë në përdorimin e metodave të tilla, duke u përshtatur me teknologjitë dhe mjetet më të fundit për operacione inteligjence.

Zhvillimi vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ku lufta e informacionit dhe operacionet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme krahas përballjeve ushtarake në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...