Një grua 62-vjeçare është shpallur e humbur në Elbasan, pasi është larguar nga banesa ku jetonte e vetme, ndërsa familjarët kanë humbur kontaktet me të.
Sipas Policisë, kallëzimi është bërë nga shtetasja E. H., 58 vjeçe, e afërme e 62-vjeçares, e cila ka njoftuar autoritetet për largimin e saj të papritur. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet policore kanë nisur kërkimet për gjetjen e S. B. dhe për zbardhjen e rrethanave të largimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa Policia vijon punën në terren dhe verifikimet për çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e saj.






