17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Avokati i Lefter Kokës : ‘I pandehuri ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimmarrës’

Përmes avokatit të tij mbrojtës Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Sipas avokatit, Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimarrëse.

“Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimmarrës”, tha avokati Julian Mërtiri.

Sipas mbrojtësit, gjithë procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse.

1-Nje dosje hetimore e fraksionuar ne copa me qellim moszbardhjen e te vertetes dhe pergjegjesive te secilit.

2-Akuza eshte kopje e ekzakte e akuzes se procesit Elbasanit me te njejtet persona, te njejtat shoqeri dhe te njejtat fakte penale, madje dhe prtenca eshte e njejte.

3-Kosto e impiantit të Fierit ka tejkaluar vleren qe shteti ka paguar dhe koncesionari ka pesuar humbje te renda.

4- Administratori i përcaktuar nga shteti ka faktuar se koncesionari ka paguar 5.2 Milion Euro punime shtesë, pa marrë asnje fond nga buxheti i shtetit si dhe ka pesuar nje dem prej 3 milion euro .

5-Hetimi shmangu dhe pengoi te verteten per kete impiant duke mos kryer nje akt ekspertimi inxhinierik pasi e kuptoi qe do te deshtonte ne akuza ne rast se do ta kishte bere nje te tille.

6.Procedura eshte konform ligjit e filtruar edhe nga anetaret e institucioneve qe kishin te detyre me ligj ta filtronin dhe monitoronin ligjerisht (ATRAKO,MEI)

7- Cështja mbi shpronësimin e tokës është gjykuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata Administrative e cila e ka cilesuar Truall pronen e shpronesuar ndersa ministria e mjedisit e shpronesuar me vlere toke are me nje vlere 6 fish me pak.

8-Punimet kane filluar per pergatitjen e kantierit qe ne vitin 2017 sipas lejes provizore te Bashkise faktuar kjo edhe nga Vendimi i Gjyqtares Paraprake te ceshtjes

9- Askush nga personat e pyetur deri më sot nuk dëshmon të jetë influencuar apo ti ketë dhënë para korrupsioni Lefter Kokës .

10- Nuk rezulton asnjë njohje e Lefter Kokës me koncesionarët.

11-Hetimi dhe akuza bazohen vetem ne disa fatura shoqerish pa analizuar dhe provuar sesi kane shkuar keto leke te Lefter Koka

12-Per cdo paragraf te akuzes kemi paraqitur me qindra dokumenta dhe argumenta qe katerciperish vertetojne te kunderten?

13-Lefter Koka nuk ka asnjë pasuri të shtuar pas 2013, faktuar nga hetimi dhe ILDKPKI. Ku janë paratë e korrupsionit dhe si jane pastruar?

14-Prona që kërkoni të sekuestroni ka një vlerë 4 fish më të larë se vlera e korrupsionit të pretenduar

15-Asnjë qindarkë e pa justifikuar nuk është gjetur në pasurinë e Lefter Kokës. Asnjë cent nuk është kapur si provë e korrupsionit.

16- Akuzat pa prova forcojnë bindjen se Lefter Koka sulmohet politikisht dhe me porosi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT