10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Moderatorja Roza Lati rrëfen ndjenjat pas ndjesës nga partneri për tradhti

Moderatorja Roza Lati ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer historinë e ndarjes nga partneri i saj, e cila sipas saj ka ndodhur për shkak të tradhtisë së tij.

Roza shprehet se, ndonëse shoqet e saj mundoheshin të përgjonin ish-partnerët e tyre, ajo ka zgjedhur të mos kthehet më pas dhe të mos interesohej më për të. Megjithatë, ajo tregon se gjëja e vetme që nuk mund të kontrollojë ishte fakti se çdo natë e shihte në ëndërr.

“Jam tradhtuar në lidhjen time të parë. Unë kam një forcë të madhe logjike që nuk ja imponoj trurit dhimbjen. E kam kaluar shumë shpejt. Kur unë jam ndarë nga dashuria ime e parë, një arsye e fortë ka qenë lëvizshmëria e partnerit tim. Unë e njoha partnerin tim kur ai ishte në kulmin e punës së tij.

Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri, u ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit. Kisha afër një vajzë që nuk dua t’ia përmend emrin, por kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë.

Kisha shoqen tjetër, rahmet pastë, që nuk jeton më dhe ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.

Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’. Vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë: Unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai.

Nga ajo ditë, unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...