17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

‘Forca e një shpirti’: Historia e dhimbshme e Erjola Doçit

Erjola Doçi është një person që ka përjetuar shumë në jetën e saj, me një histori që shpalos rrugën e saj nga vuajtjet deri te forcën dhe guximin për të përballuar sfidat.

Në moshën e vogël, ajo përjetoi një ngjarje tragjike me vdekjen e babait të saj, por ka qenë babai që ia dha jetën e dytë, duke shpëtuar nga një tragjedi e mundshme. Megjithatë, kjo ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj, duke humbur një nga burrat e jetës së saj.

Në rrugën e rritjes, ajo u përfshi në një lidhje të dhunshme dhe toksike, e cila shkatërroi vetëbesimin dhe shkaktuar vuajtje të mëdha fizike dhe emocionale. Përpos kësaj, ajo pësoi në heshtje nga xhelozia dhe kritikat e një partneri të dëmshëm për punën e saj në mediat.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, Erjola ka qëndruar e forte dhe ka gjetur guximin për të ndarë historinë e saj. Ajo ka treguar se si familja dhe dashuria për të afërmit e saj e kanë mbajtur atë në rrugën e drejtë edhe në momente të errëta.

“Në moshën 3-4 vjeçare mu dogj gjithë trupi. 97% mund të isha e vdekur. I vetmi gjak që mund të më shpëtonte ishte i babit. Ai më ka dhuruar një jetë të dytë. I them faleminderit Zotit se ka njerëz që nuk arritur ti thonë baba dikujt. Më ka marrë malli kur më thërriste Lolita e babit, më jepte siguri. Kur babai im ndërroi jetë, humba forcën time më të madhe. Nuk e prisja që një vajzë kaq e vogël do të kthehej në një grua. Për një familje me 4 vajza, jeta e mamit ka qenë me të zeza. Mërzitem që kam kaluar shumë pak kohë me nënën time.Amaneti i fundit që babi la ka qenë atë gocë mos ma prekni me dorë. Kam qenë e lidhur. Ka qenë një dashuri e pamundur reciproke, por aq toksike saqë theu shumë gjëra në jetën time. Kam përjetuar dhunë psikologjik, verbale dhe fizike.

Këto veprime vinin si pasojë e xhelozisë, e punës time në televizion. Vetja më dukej e shëmtuar kalova në depresion por më duhet të dilja të buzëqeshja para kamerave.

Kam dashur t’i bëj vetes keq por më dilte fytyra e familjes time para. Dua të kthehem edhe njëherë në Erjolën time si vajzë. Kam lejuar një njeri të shtypi dhe të ndrydhi ndjenjat e mia, por unë jetoj për ty mami. Të dua shumë.

Përmes historisë së saj, Erjola Doçi bën thirrje për forcën e vullnetit dhe rezilienca në përballjen e sfidave të jetës, duke shpalosur një histori të rrallë dhe të frymëzueshme për të gjithë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...