4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Balla: Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale prioritet i policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për goditjen e grupit prej 5 personave që trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe një ish-efektive e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. Balla thotë se është prioritet dhe detyrë kryesore e Policisë së Shtetit që të godasë këto rrjete kriminale.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndaluar një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, shkruan Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...