36.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Goditet grupi që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë, ish-policja e burgjeve mes të arrestuarve

Goditet grupi që trafikonte armë nga Shkodra në Tiranë. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre edhe ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. 9 kallashnikovët dhe pushkët do shiteshin për llogari të grupeve kriminale në kryeqytet.Ata u nisën nga fshati Repisht i Malësisë së Madhe për në Tiranë dhe synimi ishte shitja e këtij arsenali armësh me 4 automatikë dhe 5 pushkë në grupet kriminale që bazën e kanë rreth e qark kryeqytetit.

Por, agjentët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës gjurmuan aktivitetin kriminal të 5 të rinjve përmes informacioneve të ardhura më herët nga inteligjenca informative dhe i arrestuan në flagrancë në rrugën e Rinasit teksa i ishin drejtuar kryeqytetit me dy makina.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repishti”, në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme. Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repishti”.

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit: – Sabian Hasaj, 22 vjeç, Redi Nika, 18 vjeç, Denisa Halilaj, 22 vjeçe, Denis Hasaj, 18 vjeç, dhe Mirjan Hasaj, 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMË” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Konsultimet u kthyen në kërcënime dhe sharje”, Kedhi sulmon Ramën: “Pamë panikun e dordolecit...

0
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se konsultimet për reformën territoriale janë një “farsë”, duke iu referuar takimit të...

“Shqipëria po digjet, ndërsa Rama shëllehet në Dhërmi”, Balliu sulmon qeverinë për menaxhimin e...

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po përballet me situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar mazhorancën...

Tren pasagjerësh del nga shinat në Angli, 20 të plagosur: “Na u duk sikur...

0
Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë qytetit Lewes, në juglindje të Anglisë, duke lënë të plagosur 20 persona. Dy prej tyre raportohet...

“Je uzurpator, eja në Kuvend”, PDK përplaset me Kurtin para Qeverisë së Kosovës

0
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj moskonstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve...

“Na trego idenë që mund ta bëjë komunikimin publik më të mirë”, qeveria hap...

0
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) pranë qeverisë ka hapur një thirrje publike për rekrutimin e profesionistëve të rinj në fushën e komunikimit publik,...