7.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Përshtati lokalin në vend për shitje të lëndëve narkotike, ja kush është efektivi i arrestuar

Personi në foton e mëposhtme është Lorenc Gropa, një Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier. Ai është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën akuzën se ishte pjesë e një grupi që shiste lëndë narkotike në ambientet e një bar kafeje në Patos.

Gjatë kontrollit në banesën e Lorenc Gropës, u sekuestruan si prova materiale:
– Një qese me pluhur të bardhë, e dyshuar si kokainë me peshë rreth 41.25 gramë,
– Dy cigare me lëndë narkotike hashash,
– Dy peshore për peshimin e lëndëve narkotike,
– Një armë zjarri tip TT,
– Një armë zjarri e llojit Karabinë,
– Njëmbëdhjetë aparate celularë.

Në lidhje me rastin u arrestuan edhe Klevis Gropa dhe Ledjon Gropa, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve,” veprimtari që dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafeje në Patos. Nga deklaratat dhe këqyrja e telefonave, u dokumentua implikimi në trafikun e armëve i Skerdilajd Levendit, i cili u arrestua për “Trafikim i armëve dhe municioneve”, pasi ai negocionte me persona të tjerë në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë:
– Bruno Festimaj, i dyshuar për “Organizim i lojërave të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e ambienteve për lojëra të palejuara”,
– Maliq Gropa, i dyshuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

efektivi i policise Lorenc Gropa

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...