26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë pas daljes nga shtëpia.

Së fundmi, motra e Kejsit ka dhënë detaje të reja gjatë një interviste në Top Albania Radio, ku ka sqaruar arsyet e kësaj ndarjeje që bëri bujë në rrjet.

E pyetur nga moderatorja Elona Duro, ajo tregoi se në momentin kur Kejsi doli nga formati, familja po kalonte një situatë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore të babait të tyre.

Sipas saj, kjo situatë u kthye në prioritet absolut, duke bërë që çdo çështje tjetër, përfshirë marrëdhënien me Ines, të lihej në plan të dytë.

Sa i përket komunikimit mes tyre, ajo pranoi se ka pasur vetëm një kontakt të vetëm pas daljes nga shtëpia: Kejsi e ka uruar Ines për lindjen e djalit, ndërsa ai është interesuar për gjendjen e babait të tij.

Në fund, motra e tij theksoi se mbështet plotësisht çdo vendim të Kejsit, duke lënë të kuptohet se kjo histori tashmë i përket së shkuarës dhe nuk pritet të ketë zhvillime të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...