8.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

“90% e pronave të digjitalizuara”/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës raporton progres, synon regjistër të plotë deri në 2027

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka raportuar për më shumë se tre orë para grupit parlamentar socialist dhe anëtarëve të qeverisë mbi ecurinë e reformave në sektorin e pronësisë.

Gjatë prezantimit, Goxhobelli theksoi se viti 2025 ka sjellë përparim të ndjeshëm në dy drejtime kyçe: digjitalizimin e sistemit kadastral dhe regjistrimin fillestar të pronave.

“Sot kemi të digjitalizuara rreth 90% të kartelave të pronësisë dhe janë skanuar rreth 54 milionë faqe dokumentacion,” u shpreh ajo, duke shtuar se puna vijon për krijimin e një kadaste plotësisht digjitale brenda vitit 2026, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe asistencë teknike nga UNOPS.

Sa i përket regjistrimit fillestar, ajo bëri të ditur se objektivi për qershor 2026 pritet të tejkalohet, duke arritur në rreth 96.5% të territorit të regjistruar.

“Qëllimi ynë është që deri në vitin 2027 të kemi një regjistër të plotë të titujve të pronësisë në të gjithë vendin,” deklaroi Goxhobelli.

Në fokus të raportimit ishte edhe rritja e shërbimeve për qytetarët, ku gjatë vitit 2025 janë ofruar rreth 2.5 milionë shërbime, ndërsa zgjerimi i proceseve të automatizuara synon më shumë transparencë, shpejtësi dhe reduktim të burokracisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dënohen dy anëtarë të grupit kriminal Bajri, dhunuan një person për një vend parkimi

0
Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për tre të dyshuar të grupit kriminal Bajri, lidhur me ngjarjen e 3 qershorit 2024, ku viktima Vladimir...

Zbardhen emrat e të arrestuarve në operacionin “Night Clubs” për shpërndarje droge në Ish-Bllok

0
Policia ka ekzekutuar 9 nga 11 masat e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs”, që goditi shpërndarjen e...

“Ministrja Ismaili shpërthen në lot”: Përkujtim për 81 jetët e humbura në Otranto

0
Buzë detit të Jonit në Vlorë, 81 karrige me fjongo të zeza u vendosën për të përkujtuar jetët e burrave, grave dhe fëmijëve që...

Bido: “Azhornimi i pronave do të përfundojë brenda këtij mandati”

0
Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bido ritheksoi rëndësinë e përfundimit të azhornimit të pronave në gjithë vendin, duke theksuar se ky...

13-vjeçari vdes pas sulmit me thikë nga babai, nëna dhe motra të plagosura në...

0
Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje ka tronditur qytetin e Witten, ku një adoleshent 13-vjeçar humbi jetën, ndërsa nëna e tij 38-vjeçare...