10.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

963 amerikanëve u ndalohet hyrja në Rusi duke nisur që nga Biden

Rusia ka publikuar një listë prej 963 zyrtarëve qeveritarë dhe udhëheqëve amerikanë, të cilëve ua ka ndaluar hyrjen në këtë shtet, si shenjë hakmarrjeje ndaj masave të ngjashme të Uashingtonit, prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Në listën e publikuar përfshihen presidenti amerikan, Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Në listë është edhe Jamie Fly, president i Radios Evropa e Lirë, bashkë me disa anëtarë dhe ish-anëtarë të bordit që mbikëqyr REL-in.

Në këtë veprim simbolik të Rusisë janë përmendur edhe emra nga administrata e Bidenit si, nënpresidentja amerikan, Kamala Harris, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Rusia ka vënë ndalesë edhe ndaj tre ish-senatorëve që janë të vdekur: John McCain, Harry Reid dhe Orrin Hatch.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë në një deklaratë se vendimi ka qenë përgjigje ndaj “sanksioneve anti-ruse” dhe synojnë të kufizojnë SHBA-në, e cila është duke tentuar të zbatojë “një rregull botëror neokolonial”.

Në dokument është thënë se Moska mbetet e hapur për “dialog të sinqertë” dhe ka bërë dallim mes popullit amerikan dhe autoriteteve që ka thënë se janë “rusofobe”.

Ministria ruse ka vënë ndalesë edhe ndaj 26 kanadezëve, përfshirë Sophie Trudeau, gruan e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 15 Dhjetor 2025

0
Dashi Ditë dinamike në punë, por kërkohet vetëkontroll në komunikim. Në dashuri shmang debatet e panevojshme. Demi Stabilitet dhe qartësi në vendime. Është moment i mirë për...

Parashikimi I motit, e Hënë, 15 Dhjetor 2025

0
Në Shqipëri parashikohet mot i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat...

SpaceX hap shitje aksionesh para IPO-së, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

0
SpaceX po përgatitet të dalë në bursë vitin e ardhshëm dhe ka nisur një shitje dytësore të aksioneve që do të vlerësonte kompaninë në...

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti...

0
Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29...

Einxhel Shkira mohon lajmet për aksident: “Nuk pësova aksident, theva këmbën në shtëpi”

0
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një...