27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Problemet me furnizimin me ujë në Veriun e Kosovës pas sulmot me eksploziv, arrestohen 8 persona

Pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në komunën e Zubin Potokut, riparimi i dëmeve vijon, ndërsa një pjesë e veriut të Kosovës ende përballet me vështirësi në furnizimin me ujë. Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për të siguruar ujë të pijshëm përmes autoboteve për banorët e prekur.

Komuna e Mitrovicës së Veriut njoftoi se furnizimi me cisterna uji do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme për të përballuar nevojat bazë të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH) ka nisur furnizimin me energji elektrike për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), me qëllim lehtësimin e krizës energjetike të krijuar nga situata e rënduar në vend.

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona të dyshuar për lidhje me shpërthimin, duke sekuestruar një arsenal të madh armësh në zonën veriore. Në një konferencë për shtyp, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla deklaroi se sulmi ishte i organizuar nga ato që ai i cilësoi si “organizata terroriste.”

Kryeministri Albin Kurti, i cili më herët e cilësoi aktin si terrorist dhe të dirigjuar nga Serbia, e ka dënuar ashpër sulmin. Ai dhe autoritetet tjera të Kosovës kanë theksuar se zbardhja e ngjarjes dhe vënia para drejtësisë e përgjegjësve mbetet një prioritet kryesor.

Ky incident ka rritur tensionet në rajon, duke tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve që kanë dënuar sulmin dhe kanë bërë thirrje për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...