33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Foto/ Vrasje në Ndroq:I njohur si “Daku” ekzekutohet brenda një lokali,në kërkim autori i dyshuar

Në pasditen e datës 1 dhjetor 2024, Alfred Dedja, 50 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri brenda një lokali në Ndroq, Tiranë. Viktima, i njohur me pseudonimin “Daku”, ishte një klient i lokalit dhe po qëndronte i ulur në një tavolinë kur Julian Gjoshi, autori i dyshuar, e ka qëlluar me dy plumba. Pas ngjarjes, Gjoshi është larguar me një automjet “Benz ML” dhe ka drejtuar drejt Durrësit.

Hetimet tregojnë se Dedja dhe Gjoshi kishin njohje të hershme, dhe disa ditë para ngjarjes dyshimet janë se kanë pasur një konflikt mes tyre. Gjoshi ka hyrë në lokal i pamaskuar dhe ka qëlluar viktimën kur ai ka tentuar ta përqafojë.

Pista kryesore për hetuesit është prishja e pazareve të drogës, pasi Gjoshi është një emër i njohur në krimin e organizuar dhe ka precedentë penalë për armëmbajtje pa leje. Ai është i lidhur ngushtë me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit “Golden” në Shijak, i kërkuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në vitin 2020.

Ekspertët e policisë kanë mbledhur prova dhe dëshmitë e personelit të lokalit dhe kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Vrasja ka ndodhur në një moment kur në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Gjoshi është identifikuar si autor i dyshuar dhe aktualisht është në kërkim, ndërkohë që janë shoqëruar disa persona, përfshirë edhe familjarë të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...