26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Punonjësit e pastrimit në Fier ndërpresin grevën pas premtimeve të Bashkisë

Më 18 nëntor, mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit nisën një grevë pa afat, duke kërkuar rritje pagash, kushte më të mira pune dhe respektim të të drejtave të tyre, përfshirë lejet vjetore të papaguara. Por greva zgjati vetëm një ditë, pasi punonjësit u rikthyen në punë pas premtimeve të dhëna nga zyrtarët e bashkisë, ndërkohë që pretendimet e tyre mbeten ende të pazgjidhura.

Një punonjës, i cili foli për BIRN në kushte anonimati, tha se greva dështoi sepse punonjësit u kontaktuan nga zyrtarët e bashkisë që premtuan përmirësime në kushte dhe një pagë të 13-të. Megjithatë, një nga organizatorët e grevës u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës.
Kur shkova të nesërmen te parku, nuk gjeta asnjë nga kolegët. Ishin shpërndarë në punë pas telefonatave të natës. Edhe unë u detyrova të nis punën, sepse e kemi bukën e gojës,” tha punonjësi.

Një tjetër punonjës, Enver Licaj, tha se zyrtarët e bashkisë u kishin premtuar pagë të 13-të, pajisje të reja dhe përmirësim të kushteve të punës. “Na premtuan, por s’e dimë kur do të realizohen. Ndoshta këtë vit, ndoshta në fillim të vitit tjetër,” shtoi ai.

Reagimi i Drejtorisë së Pastrimit

Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit, Emiljano Skenda, pranoi problemet e ngritura nga punonjësit dhe tha se janë ndërmarrë hapa për zgjidhjen e tyre.

Pas protestës, kemi nisur shlyerjen e orëve shtesë dhe lejeve vjetore të prapambetura. Punonjësit janë pajisur edhe me uniforma të reja,” tha Skenda, duke theksuar se ishte i ri në detyrë dhe nuk kishte pasur dijeni për problematikat e mëparshme. Sa i përket pagës së 13-të, ai tha se ajo është në diskutim dhe nuk është në kompetencën e ndërmarrjes.

Inspektorati i Punës Nis Verifikimet me Vonesë

Pavarësisht denoncimeve publike, punonjësit thanë se askush përveç zyrtarëve të bashkisë nuk i kishte kontaktuar pas grevës. Inspektorati i Punës nisi procedurat e inspektimit vetëm më 2 dhjetor, dy javë pas grevës. Drejtoresha e Inspektoratit për rajonin e Fierit, Tereza Lacaj, tha për BIRN se vonesa erdhi për shkak të angazhimit në një inspektim tjetër.
“Pretendimet e punonjësve, edhe kur ato bëhen vetëm në media, janë arsye për nisjen e procedurës së inspektimit,” tha Lacaj, duke shtuar se procesi do të kërkojë kohë.

Kushtet dhe Pagesa e Punonjësve
Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka rreth 150 punonjës, të cilët paguhen me pagën minimale prej 40,100 lekësh bruto. Brigada që punon në zonat rurale përballet me sfida të veçanta për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave të mbeturinave. Ndërkohë, premtimet për përmirësimin e kushteve të punës mbeten ende në pritje të realizimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...