31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Familja e Martin Canit: “Ëndrra e Martinit do të jetë përgjithmonë mes nesh”

Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve, ka shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë ngjarje të dhimbshme. Përmes një letre prekëse, ata ndanë emocionet dhe kujtimet për djalin e tyre të dashur, duke e përshkruar atë si një burim frymëzimi dhe shprese.

Në letrën e bërë publike, familja thekson se Martini vazhdon të jetë pranë tyre, duke ndriçuar rrugën përmes kujtimeve, ëndrrave dhe objektivave që ai la pas.

Letra

“Ëndrra vazhdon”
Hapat që ti hodhe shtruan një qilim idesh, ëndrrash dhe objektivash, ku ti ishe nismëtar e ne të gjithë bashkëudhëtarë. Zgjoheshim me buzëqeshjen tënde, motivoheshim me ambicjet e tua, drekonim e darkonim me dëshirat dhe sukseset e tua.

Dhoma ku ti thurje ëndrrat, streha ku ti u linde, u rrite dhe luftove për qëllimet e tua, nga sot e tutje do të jetë strehë për çdo futbollist, mik e admirues që e deshi dhe do ta dojë përgjithmonë MARTININ.

Në mure do të gjeni fjalët, batutat, ëndrrat dhe objektivat e tij. Çdo fotografi, bluzë, top, aksesor apo mesazh, detyrat në fletore, të përfunduara apo jo… çdo gjë që gjithsecili nga ju ia kushton kampionit, është i mirëpritur në strehën e MARTINIT.

Kjo strehë nuk është thjesht një vend, por një burim frymëzimi, ku çdo i ri do të mësojë që puna, pasioni dhe përkushtimi mund t’i shndërrojnë ëndrrat në realitet.

Sot, i jemi mirënjohës Martinit për mësimet që na la. Për buzëqeshjen që ndriçonte çdo ditë, për forcën që frymëzonte ekipin dhe për shpirtin e tij të palodhur që kërkonte gjithmonë më të mirën.

Gjejmë rastin të falenderojmë nga thellësia e shpirtit familjen, fisin, miqtë, mësuesit, trajnerët, të gjithë popullin shqiptar – në Shqipëri, diasporë e kudo – që u solidarizuan dhe na qëndruan pranë në këto çaste tepër të vështira për familjen tonë. Falenderime të veçanta shkojnë për tifozët **Kuq e Zi**, të cilët mbajtën një minutë heshtje në **Air Albania**, për **FSHF-në** dhe veçanërisht për Presidentin Armando Duka.

Falenderime dhe bekime për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm, sepse Martini nuk ishte vetëm një individ – ai ishte një frymë, një forcë që na bashkoi dhe vazhdon të na udhëheqë.

Nga lart, Martini na shikon dhe na përshëndet me një mesazh të qartë:

**“Këtu më kini, si dikur. Unë jam këtu dhe do të jem përgjithmonë.”**

Ai na mësoi se ëndrrat nuk ndalen kurrë. Përmes tij, ne guxojmë të ëndërrojmë më shumë. Martini nuk ishte thjesht një emër, por një dritë që ndriçon rrugën e çdo zemre që beson në guxim dhe në të pamundurën.

Ëndrra vazhdon… dhe Martini do të jetë gjithmonë mes nesh.

Ju faleminderit nga zemra,
Angel & Florina Cani

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...