31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Ka qenë një injorim,”Shkurte Fejza e indinjuar për ndalimin e këngës “Mora Fjalë” në Stadiumin “Air Albania”

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka shprehur indinjatën e saj lidhur me vendimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë (FSHF) për të ndaluar transmetimin e këngës së saj “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare.

Gjatë një interviste Fejza përmendi emrin e Andi Verçani*, ish-pjesë e departamentit të komunikimit në FSHF, duke sugjeruar se ai mund të ketë qenë shkarkuar pas ftesës që i ishte bërë për të kënduar këngën “Mora Fjalë” në stadium.

Shkurte Fejza shprehu shqetësimin e saj për këtë vendim, duke thënë se i dukej si një veprim personal ndaj saj dhe ndaj popullit të Kosovës. Ajo shpjegoi se nuk mund ta kuptonte pse ishte ndaluar një këngë që nderon luftën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Me të thënë të drejtën unë këto ditë e kam kuptu nga mediat dhe e kam ndje veten shumë keq. Ndoshta si çdo dashamir i kësaj këngë, por edhe si çdo atdhetar i ndershëm i këtij kombi të martirizuar, kjo mu ka dok shumë trishtuese, të ndalohet një këngë që e lartëson luftën dhe sakrificën e një populli,” tha Fejza.

Ajo përmendi gjithashtu se ishte ftuar të performonte më 12 tetor, por nuk pati ndonjë mirëseardhje apo falënderim nga FSHF, duke e përshkruar si një injorim të vazhdueshëm të këngës “Mora Fjalë”. Fejza shpjegoi se këngën e saj nuk mund ta gjenin më në faqet zyrtare të federatës dhe se atmosfera në stadiume dhe në studio televizive ishte armiqësore ndaj saj dhe këngës.

“Ka qenë një injorim,” shtoi Fejza, duke shprehur zhgënjimin e saj për këtë veprim dhe duke thënë se nuk arrin të kuptojë nëse ky veprim është kundër saj, këngës, apo popullit të Kosovës.

Për të, ky vendim i FSHF është i paarsyeshëm dhe shumë dëshpërues, duke pasur parasysh se kënga “Mora Fjalë” është një simbol i luftës dhe sakrificës së popullit shqiptar, e cila ka shërbyer si frymëzim për shumë breza.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...