11.5 C
Tiranë
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Lufta Kundër Korrupsioni, Prokurori i Përgjithshem: Angazhim i përbashkët ,qasje strategjike e Koordinuar

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi dje se lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet si një përgjegjësi e kufizuar vetëm tek disa agjenci ligjzbatuese. Në fjalën e tij, në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Këshillit të Evropës, e cila për herë të parë zhvillohet në Tiranë, Çela theksoi se korrupsioni ka përbërë një shqetësim të vazhdueshëm për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. “Për vetë natyrën e tij komplekse, trajtimi i këtij fenomeni gërryes për qëndrueshmërinë e sistemit demokratik dhe zhvillimin ekonomik të vendit kërkon një qasje shumëplanëshe që merr në konsideratë karakteristikat tipike të tij, përmasat dhe natyrën e shtrirjes së tij,” theksoi Çela.

Kryeprokurori u shpreh se lufta ndaj korrupsionit nuk mund të shihet vetëm si një përgjegjësi e kufizuar tek disa agjenci ligjzbatuese, por si një angazhim i gjerë që përfshin të gjithë instrumentet që disponon shoqëria dhe shteti, duke përfshirë bashkëveprimin dhe koordinimin e masave në kuadër të një qasje strategjike gjithëpërfshirëse. “Vetëm përmes këtij qëndrimi mund të arrihet që kontributi i sistemit të drejtësisë në këtë sfidë thelbësisht jetike për shoqërinë shqiptare të jetë efikas,” tha ai. Ai theksoi se këto masa kanë një karakter ndërinstitucional, duke synuar koordinimin dhe ndërveprimin e të gjithë aktorëve, përfshirë sistemin e drejtësisë, që do të garantojë një përgjigje të organizuar dhe kohezive ndaj fenomenit të korrupsionit.

Së dyti, Çela shtoi se është vetë veprimtaria e institucioneve përgjegjëse për luftën ndaj korrupsionit që ndjekin politika dhe përdorin instrumente ligjore në harmoni me kuadrin e përgjithshëm të kësaj lufte. Kryeprokurori gjithashtu nënvizoi se lufta kundër korrupsionit, për vetë natyrën dhe format e përhapjes së tij, por edhe për shkak të organizimit të sistemit të prokurorisë, merr një dimension horizontal dhe një dimension vertikal. “Në bazë gjejmë sistemin e prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm që heton dhe ndjek penalisht korrupsionin, që mund ta quajmë të vogël, për shkak të ndarjes që bën ligji, për shkak të vlerës së tij, por edhe të subjekteve që e kryejnë atë, por që ka një shtrirje horizontale mjaft të gjerë dhe prek në mënyrë transversale shumë segmente të administratës dhe të shoqërisë,” tha Çela.

Ndërkohë që në dimensionin vertikal, i cili i përgjigjet vlerave dhe rëndësisë së subjekteve të përfshira, goditja e korrupsionit realizohet nga Prokuroria e Posaçme, një strukturë më e specializuar dhe më e fuqishme. Ai shtoi se ndërveprimi dhe koordinimi mes këtyre dy niveleve sigurojnë një përgjigje institucionale kohezive dhe gjithëpërfshirëse në tërësinë e shtrirjes së fenomenit të korrupsionit.

Kryeprokurori Çela më tej u shpreh se veprat penale në fushën e korrupsionit janë një nga grupet e veprave penale prioritare, të përfshira në rekomandimet vjetore të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit që i përcillen Prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim unifikimin dhe përmirësimin e masave institucionale në prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT