11.5 C
Tiranë
Wednesday, December 4, 2024
spot_img

Shpërblimet e Fundvitit për Pensionistët, tërheqja dhe kategoritë që përfitojnë

Në një zhvillim të rëndësishëm për pensionistët, qeveria ka filluar shpërndarjen e shpërblimeve të fundvitit, duke përmbushur pritshmëritë që u thuheshin se do të shpërndahen në javën e dytë të dhjetorit. Shpërndarja nisi të hënën e kësaj jave dhe ka pasur një ecuri mjaft të mirë që në ditën e parë, pa krijuar radhë dhe pritje të gjata. Të gjithë pensionistët që u paraqitën në postë për të tërhequr masën e pensionit mujor, morën gjithashtu edhe shpërblimin e fundvitit, i cili është dy- ose trefishuar në raport me ato që kanë marrë vitet e kaluara.

Deri në mesditën e ditës së hënë, rreth 20 mijë pensionistë kishin tërhequr shpërblimet, nga të cilët 13,712 kanë marrë bonusin prej 15,000 lekësh për pensionet nën 20,000 lekë, ndërsa 5,854 pensionistë kanë marrë bonusin prej 10,000 lekësh për pensionet mbi 20,000 lekë. Në total, 724,933 pensionistë janë përfitues të bonusit të fundvitit, me 511,173 pensionistë që do të përfitojnë 15,000 lekë dhe 213,760 pensionistë që do të marrin 10,000 lekë.

Në përfitimin e shpërblimit do të përfshihen gjithashtu pensionistët invalidë, pensionet familjare (gra dhe burra të ve, fëmijë jetimë), si dhe pensionistët që përfitojnë pensione për profesionet e vështira, përfshirë ish-minatorët dhe ushtarakët. Ky bonus mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2025, në çdo pikë të Postës Shqiptare ose në Banka të Nivelit të Dytë.

Shpërblimi i fundvitit është një masë e mbështetur nga buxheti i shtetit dhe buxheti i planifikuar për sigurimet shoqërore për vitin 2024. Fatura e bonusit për këtë vit është përllogaritur në 9.8 miliardë lekë, ku 3.6 miliardë lekë janë të planifikuara në buxhet, ndërsa pjesa tjetër është mbartur nga indeksimi më i ulët i vitit të kaluar dhe financohet nga buxheti shtetëror.

Kategoritë që përfitojnë bonusin prej 15,000 lekësh janë ata që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe social, si dhe personat që trajtohen financiarisht përmes trajtimeve të veçanta si veteranët e LANÇ-it, ose ushtarakët. Ndërsa, ata që përfitojnë pensione mbi 20,000 lekë do të marrin bonusin prej 10,000 lekësh.

Kategoritë që përfitojnë 15,000 lekë bonus:
– Pensionistët me pension pleqërie deri në 20,000 lekë.
– Pensionistët që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar, dhe pension social.
– Personat që përfitojnë trajtim financiar për fëmijët në përkujdesje, veteranë të LANÇ-it dhe të tjerë që përfitojnë pensione të veçanta.

Kategoritë që përfitojnë 10,000 lekë bonus:
– Pensionistët me pensione mbi 20,000 lekë.
– Personat që përfitojnë trajtimin financiar sipas ligjeve për minierat, industrinë ushtarake, dhe pensionistët e tjerë të veçantë.

Shpërblimi mund të tërhiqet deri më 30 qershor 2025, pas së cilës çdo shumë e pa tërhequr do të digjet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT