12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Nëse pengjet nuk lirohen përpara..”, Trump paralajmëron pasoja të rënda për Hamasin

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një paralajmërim të ashpër në rrjetin e tij Truth Social, duke deklaruar se nëse pengjet e mbajtur nga Hamasi nuk lirohen para se ai të marrë detyrën më 20 janar 2025, ata që janë përgjegjës do të përballen me pasoja të rënda. “Nëse pengjet nuk lirohen përpara 20 janarit 2025, datës kur unë marr me krenari detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë mizori do të përballen me ferrin,” tha Trump. “Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo që është goditur në Historinë e gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. LIRONI PENGJET TANI!”

Kjo deklaratë u mbështet edhe nga presidenti i Izraelit, i cili e ripostoi dhe falënderoi Trump për mesazhin. Aktualisht, 101 izraelitë thuhet të jenë të burgosur në Gaza. Aktivistët në Izrael i kanë kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pajtohet me një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi pengjesh, por kanë akuzuar qeverinë për pengimin e këtyre mundësive. Sipas Hamasit, 33 pengje izraelitë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor 2023, dhe paralajmëron se më shumë mund të vdesin nëse sulmet vazhdojnë.

“Të gjithë po flasin për pengjet që po mbahen në Lindjen e Mesme mënyrë kaq të dhunshme, çnjerëzore dhe kundër vullnetit të gjithë Botës, – Por të gjitha janë vetëm fjalë dhe asnjë veprim! Nëse pengjet nuk lirohen përpara 20 janarit 2025, datës kur unë marr me krenari detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë mizori do të përballen me ferrin. Ata që janë përgjegjës do të goditen më fort se kushdo që është goditur në Historinë e gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. LIRONI PENGJET TANI!” shkroi Trump.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...