8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Vlora për Vlonjatët, jo për oligarkët dhe interesat partizane”, Kanina bëhet gati të jepet me 1 euro

Sipas pretendimeve të ngritura, toka ne Kaninë të Vlorës, e cila është dhënë me një kosto simbolike prej vetëm 1 euro, ka kaluar pa ndjekur procedurat ligjore, duke anashkaluar ministritë e linjës dhe duke shpërfillur kompetencat e qeverisë, e cila ka autoritetin ekskluziv për miratimin e investitorëve strategjikë. Ky veprim përbën një akt të qartë abuzimi me pushtetin lokal, duke barazuar kompetencat e Bashkisë së Vlorës me ato të Kryeministrit.

Përveç dëmit ekonomik që i shkaktohet qytetarëve shqiptarë, ky vendim ka implikime serioze sociale dhe juridike. Me këto 840 milionë euro, sipas ekspertëve, mund të rriteshin me 100% pensionet e shqiptarëve, duke përmirësuar ndjeshëm standardet e jetesës. Ndërkohë, toka në fjalë ka edhe pronarë legjitimë, të cilët do të kërkojnë kompensim nga shteti, duke rritur edhe më tej barrën financiare për buxhetin publik dhe për qytetarët e zakonshëm.

Debati për Dhënien me Qira të 831 Hektarëve në Vlorë: Kujt Po I Shërben Ky Vendim?

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është paraqitur një projekt-vendim nga Bashkia e Vlorës, me numër 18898, datë 20.11.2024, ku kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, i kërkon Këshillit Bashkiak të miratojë dhënien me qira për 10 vjet të një sipërfaqeje prej 831 hektarësh kullotë në zonën Shashicë–Gumenicë. Sipas projektit, kjo sipërfaqe do të përdoret për veprimtari fotovoltaike dhe eolike nga subjekte që kanë shfaqur interes pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës.

Pavarësisht rëndësisë që mund të kenë investimet në energji të rinovueshme, ky vendim është shoqëruar me shumë paqartësi, duke ngritur pyetje serioze mbi transparencën dhe qëllimet e vërteta të këtij projekti.

A është i Ligjshëm Ky Vendim?

Projekt-vendimi parashikon që Bashkia të marrë përsipër administrimin e tokës dhe më pas ta japë me qira pa një procedurë transparente. Por, ligjërisht, asgjë nuk i jep të drejtë Bashkisë të shpërndajë prona që janë pjesë e aseteve të qytetit të Vlorës pa miratimin dhe mbikëqyrjen e Këshillit Bashkiak. Këshilli është institucioni që mban përgjegjësinë e administrimit të aseteve publike të bashkisë dhe çdo vendim duhet të jetë i mirëargumentuar dhe i konsultuar me qytetarët.

Në këtë rast, vendimi duket se synon të kalojë një kompetencë të tillë në duart e kryetarit të bashkisë, me një formulë të paqartë që përkthehet në: “Ma jepni mua, se pastaj di unë kujt ia jap!”. Një qasje e tillë nuk respekton parimet e administrimit të mirë dhe nxit dyshime mbi qëllimet reale të projektit.

Pse Nxitimi për Të Dhënë Pronat?

Duke analizuar projektin, nxitimi i kryetarit të bashkisë për ta miratuar menjëherë këtë projekt ngre shumë pikëpyetje. Mos vallë këto projekte janë arsyeja kryesore për të cilën ai ka ardhur në krye të bashkisë? Pse ky nxitim për të shpërndarë tokën pa një plan të qartë, pa një garë transparente dhe pa informuar publikun?

Për më tepër, projekti ngre shqetësime mbi pasojat afatgjata të këtij investimi. A do të mbrohet ekosistemi i zonës? Çfarë do të ndodhë me kullotat, trashëgiminë kulturore dhe potencialin turistik të Vlorës? A janë marrë parasysh këto çështje në këtë projekt?

Vlora për Vlonjatët, Jo për Oligarkët dhe Interesat Partizane

Një aspekt tjetër shqetësues lidhet me shpërndarjen e investimeve në Vlorë. Duke parë praktikat e mëparshme, është e lehtë të vërehet një model ku investimet dhe projektet kryesore përqendrohen pas tunelit të Llogarasë, duke favorizuar oligarkët dhe duke e lënë qytetin e Vlorës dhe zonat përreth në harresë. Ky projekt, i propozuar pa një transparencë të plotë, duket se ndjek të njëjtin model: përfitim për pak individë, ndërsa qyteti dhe qytetarët mbeten jashtë skemës së zhvillimit.

Një Thirrje për Këshilltarët Socialistë dhe Qytetarët e Vlorës

Këshilltarët e Partisë Socialiste në Vlorë, të cilët mbajnë përgjegjësinë për miratimin e këtij projekti, duhet të reflektojnë mbi pasojat e këtij vendimi. Ky nuk është një projekt për rritje pagash apo për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, por një marrëveshje që penalizon Vlorën dhe potencialin e saj turistik për dekada të tëra.

Nëse këshilltarët dëshirojnë të jenë të respektuar nga qytetarët dhe të mos ndihen fajtorë për pasojat e këtij vendimi, ata duhet të refuzojnë një projekt të tillë. Vlora është pasuri e gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të trajtohet si pronë private e disa individëve ose interesave të ngushta.

Në Vend të Zhvillimit: Një Model i Dështuar i Menaxhimit

Në asnjë vend të botës, zhvillimi ekonomik nuk presupozon shkatërrimin e ekosistemeve dhe burimeve natyrore të një qyteti. Zhvillimi duhet të jetë i qëndrueshëm, i bazuar në interesa afatgjata që përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe ruajnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore.

Prandaj, është koha që qytetarët e Vlorës, këshilltarët bashkiakë dhe të gjitha institucionet përkatëse të marrin një qëndrim të qartë dhe të kërkojnë transparencë të plotë për këtë projekt. Vlora nuk është pronë e disa “socialistëve” që nuk janë as nga Vlora; është pasuri kombëtare, e cila duhet të administrohet me përgjegjësi dhe vizion.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...