36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Nis sot aksioni në vijën bregdetare për shembjen e ndërtimeve të paligjshme

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur sot në vijën bregdetare aksioni për shembjen e ndërtimeve të paligjshme.

“Kush ka ndërtuar pa leje le t’i prishi vetë”. Ishte ky apeli i kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë për të gjithë bizneset në vijën bregdetare, të cilët nga dita e sotme do i nënshtrohen një “fshese” nga Ksamili në Velipojë.

Operacioni për shembjen e godinave pa leje ka nisur që prej mëngjesit të sotëm që nga Veriu, për të zbritur deri në Jug të vendit.

Objektet variojnë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30.

Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar se pas vijës bregdetare aksioni do të përqendrohet në zonat e mbrojtura. Rama tha se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

Tashmë është policia që duhet të kapë në flagrancë ndërtimet pa leje dhe më pas ato duhen referuar në IKMT për të nisur aksionin e shembjes.

Përveç uniformave blu, për evidentimin e ndërtimeve pa leje pritet të vihen në punë edhe dronët super- inteligjent, sistem i cili do të aplikohet në Shqipëri në sajë të bashkëpunimit me ekspertët turq.  Këta dronë, sipas kryeministrit, do të prodhojnë të dhëna në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik dhe hapësira të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...