15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Zbulohet figurina e lashtë 7000 vjeçare në Kuvajt që ngjan me një alien

Arkeologët në Kuvajt kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm, duke gjetur një figurinë balte që daton rreth 7000 vjet, e cila ka ngjashmëri të habitshme me përshkrimet moderne të pamjes së alienëve. Figurinën, e cila ka vrima të mëdha në hundë, fytyrë të stërgjatur dhe sy të mëdhenj, e zbuluan një grup studiuesish polakë dhe kuvajtjanë në impjantin arkeologjik të Bahra, një vendbanim i lashtë në gadishullin arabik.

Sipas studiuesve, figurinën e vogël mund ta përshkruajmë si një kokë të punuar me mjeshtri, me sy të anuar dhe të mbyllur, një hundë të sheshtë dhe një kafkë që zgjatet nga pas. Zbulimi ka ngjallur interes, pasi ka ngjashmëri të theksuara me përshkrimet e jashtëtokësorëve në kulturën popullore të sotme. Figurinat e tilla nuk janë të zakonshme për komunitetin e Ubaid të periudhës së Neolitit, dhe kjo është hera e parë që gjendet një e tillë në rajonin e Gjirit Persik.

Prof. Piotr Bieliski nga Universiteti i Varshavës, i cili ka komentuar mbi këtë zbulim, theksoi se figurinat si kjo ngrejnë pyetje të mëdha për qëllimin dhe simbolikën e saj, duke sugjeruar mundësinë e përdorimit të saj për rituale ose për qëllime të tjera në atë kohë të largët.

Gjatë kërkimeve të bëra në Bahra janë zbuluar gjithashtu dy tipe të ndryshme poçarie të lidhura me kulturën Ubaid, duke përfshirë “poçarinë e kuqe”, që është hasur edhe në vendndodhje të tjera në gadishullin arabik. Mjeti më interesant që ka dalë nga këto gërmime është një poçe e përgatitur pa ngrohje, që vërteton se ‘Bahra 1’ mund të jetë vendndodhja më e lashtë e poçarisë në rajonin e Gjirit Persik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...