24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e kësaj procedure dhe kushtet në të cilat ajo kryhet.

Dr. Allen P. Green, patolog klinik dhe drejtor i asociuar mjekësor në një qendër afereze në Kaliforni, i cili thotë se ka kryer më shumë se 500 procedura të heqjes së plazmës, ka reaguar për rastin në një artikull të publikuar në faqen e tij.

Sipas tij, pas vdekjes së Mazonakis, pacientë dhe mjekë e kanë pyetur nëse procedura e plazmaferezës paraqet rrezik për jetën.

Duke iu referuar konkretisht klinikës private në Kolonaki ku ndodhi ngjarja, Green thekson se, nëse informacionet e raportuara konfirmohen nga hetimet dhe gjykatat, bëhet fjalë për mungesa që ai i konsideron thelbësore për një program të sigurt afereze.

Sipas mjekut amerikan, tre elementët kryesorë janë personeli i trajnuar posaçërisht për procedurën, pajisjet funksionale për përballimin e emergjencave dhe kriteret e qarta për ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit.

Green bën gjithashtu një dallim mes procedurave të ndryshme që shpesh përmenden me termin e përgjithshëm “plazmaferezë”. Ai shpjegon se sistemi INUSpheresis, i përdorur në rastin e Mazonakis, është një formë e plazmaferezës me filtrim të dyfishtë, ku plazma ndahet nga qelizat e gjakut, kalon përmes një filtri të dytë dhe më pas i rikthehet pacientit.

Ndërsa në shkëmbimin terapeutik të plazmës, sipas tij, plazma hiqet dhe zëvendësohet me një solucion të freskët albumine. Green thekson se të dhënat shkencore specifike për INUSpheresis janë të kufizuara, duke iu referuar literaturës së publikuar deri tani.

Mjeku amerikan ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si disa klinika mund të ofrojnë procedura të tilla, duke argumentuar se posedimi i një pajisjeje afereze nuk është i barabartë me specializimin në përdorimin e saj.

Ai paralajmëron se trajnimi i stafit dhe përgatitja për emergjencat janë elementë vendimtarë për sigurinë e pacientëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...

Përplasja Çitaku-Rrustemi për Specialen: “Nuk është gjithçka kalkulim politik” – “Kalkulime po bëni ju”

0
Vijon përplasja publike mes deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, lidhur me çështjen e Gjykatës...