5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Balluku: “Investimet në Lezhë dhe Mirditë janë të dukshme dhe të verifikueshme”

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u përgjigj sot në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj akuzave të deputetes së PD-së, Elda Hoti, duke mbrojtur investimet e qeverisë në Lezhë dhe Mirditë. Ajo theksoi se qytetarët në këto zona janë të vetëdijshëm për punët që janë bërë dhe vazhdojnë të realizohen, ndërsa bëri thirrje që të mos shpifen akuza të pavërteta.

Balluku përmendi se gara për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren ka nisur zyrtarisht dhe është bërë publike, duke u siguruar që ky projekt do të përfundojë në përputhje me planet. Ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë lloj manipulimi me makineritë dhe se asnjë çorbë nuk është gatuar, duke ironizuar akuzat për punime të papërfunduara.

Në lidhje me rrugën e Lurës, Balluku theksoi se është një kontratë e FSHZH-së dhe që puna vazhdon sipas planifikimit, duke theksuar se njohja e saj me kompleksitetin e zonës është e mjaftueshme për të garantuar se gjithçka është në rrugën e duhur. Ajo gjithashtu përmendi realizimin e investimeve të tjera, si nisjen e një projekti të rëndësishëm për kanalizimet në Lezhë dhe inspektimin e punimeve në nënstacionin e energjisë elektrike, për të përmirësuar shpërndarjen e energjisë.

“Për rrugën Milot-Balldren sot është hapur gara zyrtarisht dhe është bërë publike. Edhe shkodranët me këtë rast mirë është që të na dëgjojnë edhe nga Parlamenti.Nuk po gatuhet ndonjë çorbë se nuk e di pse i keni qejf këto çorbat. Po i kthehem asaj që thatë që ika unë nga qarku dhe mora makineritë.E ndjej që keni në grup një dëshirë shumë të madhe të më ngrini vlerat që unë paskam edhe makineritë dhe i çoj ku të dua”, replikoi ajo me deputeten e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cila pretendoi që në rrugën e Lurës nuk po punohet ndërsa u premtua përfundimi i saj në vitin 2023.

“Nuk ka nevojë fare që të më tregosh se si është rruga, sepse e kam bërë atë rrugë shumë herë dhe e njoh shumë mirë edhe zonën.
Njoh edhe kompleksitetin e asaj zone dhe aty po punohet sepse është kontratë e FSHZH-së dhe do të dorëzohet siç u dorëzua para pak ditësh ura e Cernecit deri në Librazhd”, vijoi Balluku.

Balluku e quajti të pavërtetë kritikën e deputetes Hoti, duke theksuar se puna në kantiere është e dukshme dhe e verifikueshme nga qytetarët. Ajo e mbylli deklaratën e saj me një mesazh për opozitën, duke theksuar se qytetarët janë ata që do të japin përgjigjen në zgjedhjet e ardhshme, në 11 maj. “Ndërkohë që ju flisni dhe hidhni baltë, ne punojmë,” përfundoi Balluku.

lehtësisht e verifikueshme.
“E vlerësoj faktin që dilni këtu dhe thoni të pavërteta, por vetëm kështu ju më jepni mua mundësinë të përsëris ato punë që kemi bërë.
Çfarë kemi bërë në Lezhë dhe në Mirditë janë të gjitha në kantiere të verifikueshme dhe qytetarët kanë votë në këtë vend dhe në 11 maj, siç ka ndodhur në tre mandatet e fundit ju do të merrni përgjigjen e duhur.
Ndërkohë që ju flisni dhe hidhni baltë ne punojmë, kjo është diferenca e madhe mes nesh”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...