10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Nuk e ndalojmë dot rrjedhën e jetës, por kemi në dorë” Edlira Çepani emocionon në skenën e Fest 63 me mesazhin e forcës dhe qëndresës

Në një moment që përmbysi emocionet e Festivalit të Këngës në RTSH, Edlira Çepani, aktivistja e palodhur për të drejtat e grave dhe barazinë sociale, ndau një mesazh që prek zemrat dhe frymëzon shpirtin. Duke përballuar dhimbjen e humbjes së bashkëshortit të saj, ish-deputetit Gerti Bogdani, Edlira solli në skenë fuqinë e kthimit të dhimbjes në forcë dhe të përballimit të sfidave të jetës me dinjitet.

Gjatë fjalimit të saj, ajo rrëfeu histori të grave të thjeshta, por heroike, që ka takuar gjatë rrugëtimit të saj. Nga një grua në një fshat të izoluar, që rrit fëmijët në kushte të vështira, deri tek mësueset që sfidojnë çdo pengesë për t’u shërbyer fëmijëve në zonat më të thella, Edlira theksoi se këto gra janë burimi i frymëzimit të saj.

“Nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë, është e vetmja mundësi që ke në jetë,” tha ajo, duke përsëritur një thënie që, sipas saj, i ka dhënë kurajë të përballojë momentet më të vështira.

Edlira vuri në dukje sfidat që përballin gratë në Shqipëri, duke i quajtur “heroina” për qëndresën dhe sakrificat e tyre. Por ajo theksoi se heroizmi i grave nuk duhet të kalojë pa mbështetje.

“Një shoqëri që nuk mbështet më të mirët, është e destinuar të vuajë,” tha ajo, duke bërë thirrje për solidaritet, vlera dhe mirënjohje për gratë dhe burrat që na frymëzojnë me shembullin e tyre.

Në fund, ajo dha një mesazh të fuqishëm: “Ne nuk i zgjedhim dot gjithmonë ato që ndodhin në jetë, por kemi në dorë mënyrën si reagojmë ndaj tyre. Kemi në dorë ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe të mësojmë të ecim përpara.”

“Nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë, është e vetmja mundësi që ke në jetë. Këtë shprehje ma tha para disa kohësh një mik i mirë, dhe më erdhën menjëherë në mend të gjitha ato gra që kam takuar në momente të ndryshme të rrugëtimeve të mia nëpër Shqipëri. Njëra prej tyre mbante edhe dy fëmijë në një fshat pa ujë, pa kushte, e dhunuar, në një shtëpi të ndërtuar vetë. I rriste vetë fëmijët e vet. Atë ne e ndihmuam që të dilte nga ai realitet, ama gra të tjera si ajo unë i kam çdo ditë në zemër sepse e kanë këtë sfidë dhe sa herë i takoj, i kam model force.Një nga qindra mësueset që kam pasur fatin të takoj dhe që kanë zgjedhur t’u japin mësim fëmijëve në zonat më të thella, ka vendosur të jetë edhe një zë i fortë në politikat lokale. Sa herë e shoh të ringrihet pavarësisht vështirësive që ka, aq më shumë frymëzohem të kontribuoj me aq sa mundem për çdo grua që ka vendosur të ngrejë zërin. Mijëra gra që kam pasur fatin të takoj nëpër Shqipëri, janë zëri i forcës për këdo. Ato janë ngritur dhe ja kanë dalë gjithmonë. Të gjitha ato ishin forca ime edhe në momentin tim më të vështirë të jetës, janë forca ime edhe në ditët më të bukura kur kam mundësi të bëj diçka për to. E vërteta është që ne shpesh, ose asnjëherë nuk i zgjedhim dot ato që ndodhin në jetë, nuk e ndalojmë dot rrjedhën e jetës, por kemi në dorë mënyrën si reagojmë për to, kemi në dorë që dhimbjen ta kthejmë në forcë dhe të mësojmë të ecim përpara.

Në Shqipërinë tonë të vogël është shumë e vështirë të jesh një grua, që kur lind e deri sa mbyll sytë. Gratë shqiptare janë vërtetë heroina, por kjo nuk do të thotë që duhen lënë vetë. Heronjtë duhen mbështetur. Këdo që ne e njohim duhet ta mbështesim sepse në këtë vend të vështirë, duhet të zgjedhim të jetojmë me vlera sepse një shoqëri që nuk i mbështet më të mirët është e destinuar të vuajë. Ngado që ta ktheni shikimin do të gjeni një grua që frymëzon, një nënë, një vajzë e cila ka vendosur të ringrihet dhe po mundohet që t’ia dalë me të gjitha vështirësitë e saj. Do të gjeni edhe djem, burra, baballarë që frymëzojnë, mbështetja dhe mirënjohja për të gjithë këta njerëz që na e bëjnë jetën më të mirë, edhe kur ndoshta nuk janë më fizikisht pranë nesh, por na e mbushin shpirtin me vlera dhe me dritë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...