24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

2 persona arrestohen në Kukës me lëndë narkotike dhe armë të ftohta në Automjet

Policia e Kukësit ka vënë në pranga dy shtetas, A. C., 28 vjeç dhe A. D., 22 vjeç, pas kapjes së tyre në flagrancë me lëndë narkotike dhe armë të ftohta. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndaluan automjetin që udhëhohej nga shtetasi A. C., me pasagjer shtetasin A. D., të dy banues në Kukës.

Gjatë kontrollit, policia gjeti sasi të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa të ndara në doza, që besohet se ishin për shpërndarje me qëllim shitjen. Po ashtu, u sekuestruan edhe 2 doreza metalike të gjetura te shtetasi A. C.

Policia e Kukësit ka bërë me dije se ky operacion është pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë. Pas arrestimeve, dosja u kalua prokurorisë për akuzat e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes pa leje të armëve të ftohta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...