28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Ngjarja e rëndë në Librazhd/ Vreu me sëpatë gruan e tij dhe më pas vari veten

Krimi në familje tronditi dje sërish vendin.

56-vjeçari Qemal Bici vrau me sëpatë gruan e tij Menturie Bici 53-vjeç dhe më pas vari veten, në Librazhd.

56-vjeçari Qemal Bici, pasi goditi disa herë në kokë dhe trup me sëpatë gruan e tij, u vetëvar në një pemë pranë banesës.

Dyshohet se krimi i rëndë të ketë ardhur si rrjedhojë e një xhelozie mes çiftit. Mësohet se ata kanë pasur konflikte edhe më parë por që nuk i ndjekur në rrugë ligjore.

Autori i këtij krimi pinte shpesh alkool, ndërsa dyshimet i kishte se bashkëshortja e tij e tradhtonte me ish drejtorin e shkollës në Dragostunjë, ky i fundit pas disa konfliktesh ishte transferuar në një shkollë tjetër.

Çifti Bici ishin prindër të katër fëmijëve, ndërsa në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë të vetëm në banesë. Ka qenë djali i tyre 18-vjeçar që i ka gjetur të vdekur dy prindërit.

Si fillim pa nënën të vdekur në brenda në shtëpi, ndërsa jashtë banese babain të varur në një pemë. Policia po vijon me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...