Mbetemi edhe ditën e mërkurë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që paraditja dhe mbrëmja të paraqiten me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësira dhe reshje shiu në vendin tonë, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat jugore dhe juglindore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 10°C në 20°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 29°C.
Era do të jetë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.