29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Reagon Julia Ilirjani:” Fotot dhe videot e takimit mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj ishin të miratuara”

 

Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar ndaj kritikave në rrjetet sociale lidhur me publikimin e pamjeve nga takimi i shumëpritur mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke.

Përmes një postimi në Instagram Story, Julia ka sqaruar se çdo foto dhe video e publikuar nga ky moment ka qenë e kontrolluar dhe e miratuar nga Luke, Robert dhe Parashqevi Simaku.

Deklarata e plotë e Julia Ilirjanit:

“Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë. U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet. Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira… Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.

“Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë mbi mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin e saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi. Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.

Ky reagim vjen pasi disa ndjekës ngritën shqetësime se momenti i ndjeshëm i ribashkimit ishte shfrytëzuar për vëmendje mediatike. Julia ka sqaruar se çdo veprim është bërë me miratimin dhe aprovimin e palëve të përfshira, duke i dhënë fund spekulimeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...