29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Blushi reagon ndaj masës për Sali Berishën: “Një krim kushtetues”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (PL), Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas vendimit të drejtësisë për masën detyrim paraqitje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Blushi e quajti këtë vendim një “krim kushtetues” dhe një “turp të ri për drejtësinë e kapur.”

Asnjë surprizë nga vendimi absurd i Drejtësisë me Regji ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha.
Ky krim kushtetues është një turp i ri për drejtësinë e kapur, që ka nisur prej kohësh fushatën elektorale me dhe për Edi Ramën për të siguruar mandatet e përjetshme duke persekutuar liderët e opozitës, Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Ndërkohë provat e korrupsionit të përbindshëm për Edi Ramën ulërasin nga Shqipëria në SHBA, nga megaafera e inceneratorëve te çështja McGonigal, por afërmendsh ai livadhis i lirë krah për krah me Erion Veliaj (që duhej të ishte marrë i pandehur 8 vite më parë) dhe thithlopat e tjera të taksave të shqiptarëve sepse “Drejtësia e Re” është ulur në gjunjë para tyre duke e shndërruar peshoren e barazisë para ligjit në hanxhar kundër opozitës.
Tradhti e lartë kombëtare ndaj qytetarëve të thjeshtë që mezi kanë pritur fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta shtetërore.

Blushi shtoi se ky vendim është pjesë e një fushate të nisur prej kohësh për të përndjekur liderët e opozitës, duke përmendur emrat e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Ai theksoi se në vend që të merret me provat e korrupsionit të përbindshëm ndaj Edi Ramës, nga megaaferat e inceneratorëve deri tek çështja McGonigal, drejtësia është duke u përdorur për të persekutuar opozitën. Në fund, Blushi e quajti këtë një tradhti të lartë kombëtare ndaj qytetarëve që kanë pritur fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta shtetërore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...