26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Berisha akuzon Taulant Ballën për lidhje me krimin për zgjedhjet:”Tao është një kriminel”

 

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit Taulant Balla, duke e quajtur atë pjesë të një “organizate kriminale”. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka publikuar një dokument që daton më 10 shkurt 2020, sipas të cilit Balla ka negociuar me bandën e Elbasanit për arrestimin e kundërshtarëve politikë në këmbim të garancisë për votat në zgjedhje.

Sali Berisha: Do ju jap dokumente se kjo këtu është një organizatë kriminale. Më dt. 10.02.2020, target është njeri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me telefonin e tij, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera, përveç atyre që kishin rënë dakord. Taos i dhanë afat deri në dhjetor. I kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve. Tao i tha: ‘a garantoni se ata do të votojnë të gjithë për në, nëse ne burgosim ata që doni ju’. ‘Po’, ishte përgjigja. Më pas, Tao tha se ata do të shkojnë në burg. Tao është Taulant Balla, është një kriminel, kjo është një nga të dhënat e shumta që ka në dosje. Ata shkuan në burg në mars 2021, para zgjedhjeve. Tao merr përsipër me listë arrestimin dhe në kundërpërgjigje merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafunda që kam për organizatën kriminale, SKAP.

Berisha ka theksuar se në këtë bisedë, Balla (i njohur si Tao) i ka kërkuar bandës që të mos kërkojnë favore të tjera, përveç atyre që ishin dakorduar, dhe ka kërkuar që ata të siguronin votat për Partinë Socialiste në këmbim të dërgimit të kundërshtarëve në burg. Berisha ka akuzuar Ballën për manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar, duke thënë se disponon dokumente që hetojnë përfshirjen e tij në këto aktivitete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...