28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Arrestohet 56-vjeçari në Shkodër, qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, duke arrestuar shtetasin Agim Curraj, 56 vjeç, i cili po qarkullonte i armatosur me një kallashnikov dhe një thikë.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u realizua falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe ndërhyrjes së shpejtë në kohë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kishin marrë informacion se një shtetas po lëvizte i armatosur dhe organizuan kontrolle në terren për ta kapur atë.

Në fshatin “Vrakë”, policia ka ndaluar automjetin e shtetasit Curraj dhe gjatë kontrollit të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri kallashnikov me krëhër dhe municion luftarak, si dhe një thikë, mjet prerës.

Për të zbardhur më tej qëllimin e shtetasit Curraj për të lëvizur i armatosur, po vijon bashkëpunimi me Prokurorinë. Materialet e ngjarjes do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ky operacion është një tjetër hap në luftën e policisë për të goditur armëmbajtjen pa leje dhe për të siguruar rendin dhe sigurinë në zonën e Shkodrës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...