27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

28-vjeçari arrestohet për posedim dhe shpërndarje narkotikësh në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Rrugica”, duke arrestuar shtetasin J. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap me doza kokaine dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se i kishte me qëllim shitjen.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, mori informacione operativ nga burime të besueshme që tregonin se shtetasi J. Sh. po shiste doza kokaine në rrugën “Bakalli”. Pas një aksioni të shpejtë, policia ka ndërhyrë dhe ka kapur 28-vjeçarin sapo ky i fundit shpërndau një dozë të lëndës narkotike kokaine.

Gjatë kontrollit të tij fizik dhe kontrolleve të mëtejshme në banesën e tij, janë gjetur doza të tjera kokaine dhe një sasi prej rreth 800 gramësh cannabis sativa, të cilat po shqyrtohen si prova për hetimin e mëtejshëm.

Policia vazhdon hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet e ngjarjes do të kalojnë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për akuzën e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky aksion është një pjesë e strategjisë për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në qytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...