31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Kapet në Morinë shtetasi që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Shërbimet e Policisë Kufitare në pikën e kalimit kufitar të Morinës kanë arrestuar një shtetas 27-vjeçar nga Tirana, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

I ndaluari, shtetasi L. L., ishte vendosur nën këtë masë sigurie nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për akuzat e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prishjes së qetësisë publike”, dhe “Kanosjes”.

Kapja e tij u bë e mundur falë verifikimeve të kujdesshme të kryera nga Policia Kufitare, në kuadër të masave për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe parandalimin e hyrje-daljeve të parregullta në kufi.

Procedurat e mëtejshme për rastin do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Policia vijon punën për të garantuar respektimin e ligjit dhe forcimin e masave të sigurisë në pikat kufitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...