9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rrustem Hasaj kërkon falje për vrasjen e Ramazan Matajt nga djali i tij: “Djali të marrë dënimin e merituar”

 

Rrustem Hasaj, babai i Arjon Hasaj, i cili vrau Ramazan Matajn në Shkodër disa ditë më parë, ka kërkuar falje publike në emër të të birit dhe ka kërkuar që drejtësia të vazhdojë hetimin dhe djali i tij të marrë dënimin e merituar. Në një intervistë për emisionin theksoi se nuk kishte asnjë informacion për konfliktin mes djalit dhe viktimës dhe se nuk do ta kishte lejuar që një ngjarje e tillë të ndodhte.

Rrustem Hasaj shpjegoi se ka qenë në Tiranë kur ka mësuar për ngjarjen dhe e ka marrë vesh vonë, duke kërkuar falje për tragjedinë që ka ndodhur. Ai shprehu keqardhje të thellë për familjen e viktimës dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me armët që mund të kenë pasur ata.

Jam i mbaruar nga ky gjest. I kërkoj ndjesë familjes së tij. Ta dinte baba, në këtë gjendje s’do shkonte. Unë kam qenë në Tiranë, e mora vesh më vonë, s’kam pasur asnjë info kanë apo jo armë. I kërkoj falje fisit, të atit të tij. Kemi pasur shoqëri. Unë vetë nuk ka qenë në dijeni, s’do ta lejoja të ndodhte,” tha Rrustem Hasaj.

Përveç kësaj, ai pohoi se ishte në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj vajzave të tij, duke shtuar se djali i tij kishte pasur një përplasje me burrin e parë dhe të dytë të viktimës për shkak të këtyre ngacmimeve. Rrustem Hasaj kërkoi që të largohet së bashku me familjen për të shmangur mundësinë e hakmarrjes.

Ai përfundoi duke shprehur keqardhje për të gjithë situatën dhe theksoi se djalin e tij duhet të përballojë pasojat e veprimeve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...