38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

112-vjetori i Policisë së Shtetit, nderohet kujtimi i Dëshmorëve

Me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, **Ilir Proda**, në një ceremoni përkujtimore të mbajtur në **Memorialin e Dëshmorëve të Policisë** në Akademinë e Sigurisë, vendosi kurorë me lule për të nderuar kujtimin dhe veprën e Dëshmorëve të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm shprehu mirënjohje të thellë për veprën e tyre heroike, duke e cilësuar atë si frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. Ai vlerësoi sakrificën e qindra dëshmorëve që mbrojtën jetën dhe sigurinë e qytetarëve me çmimin e jetës së tyre.

“Dera e Policisë së Shtetit është gjithmonë e hapur për të gjithë, veçanërisht për familjarët e dëshmorëve, të cilët mbrojtën jetën me jetë. Puna e çdo punonjësi policie bart në vetvete sakrificën dhe përkushtimin e tyre,”tha Ilir Proda gjatë fjalimit të tij.

Në ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Brendshëm, **Ervin Hoxha**, së bashku me familjarët e dëshmorëve, të cilët vendosën lule në nderim të kujtimit të të rënëve në detyrë. Ministri dhe autoritetet theksuan rëndësinë e përkrahjes ndaj Policisë së Shtetit në luftën e pandërprerë kundër krimit dhe padrejtësisë.

“I përjetshëm qoftë kujtimi i Dëshmorëve të Policisë së Shtetit!”
Ky përvjetor është një moment reflektimi dhe nderimi për të gjithë ata që dhanë jetën në shërbim të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...