38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ushtria Shqiptare në shërbim të komunitetit: Transportohet një fëmijë isëmurë në Bulqizë

Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë, pjesë e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut të Forcës Tokësore, kanë përfunduar me sukses një operacion humanitar për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë në fshatin Ostren të Bulqizës.

Fëmija, i cili kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor, u transportua fillimisht me një mjet ushtarak të Batalionit, duke kaluar terrenin e vështirë të zonës. Pas kësaj, ai u dorëzua në ambulancë për të vazhduar rrugën drejt spitalit të Bulqizës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ky operacion demonstron përkushtimin e ushtrisë shqiptare në ndihmë të komuniteteve në nevojë, veçanërisht në zonat e largëta dhe me infrastrukturë të kufizuar. Falë reagimit të shpejtë dhe koordinimit të efektivëve të Forcave të Armatosura, një situatë kritike u trajtua me profesionalizëm dhe përkujdesje.

Këto veprime janë një dëshmi e rolit të rëndësishëm të Forcave të Armatosura si garantues të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë, jo vetëm në raste emergjencash ushtarake, por edhe humanitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...