27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Hakmarrje mes fiseve kriminale Reçi dhe Bardhaj: Hakmarrja ekzekutoi Kristjan Markun(Bardhi)

 

Fier – Kristjan Marku, i njohur edhe si Kristjan Bardhi, mbeti i vrarë pasditen e sotme në një atentat me armë zjarri në autostradën Fier-Vlorë, pranë zonës së Novoselës. 30-vjeçari, me precedentë të njohur penalë, u qëllua me breshëri plumbash ndërsa udhëtonte me një makinë tip “Volkswagen”. Për pasojë, ai gjeti vdekjen në vend.

E kaluara kriminale dhe përfshirja në konfliktet mes fiseve

Kristjan Marku ishte një personazh i njohur për policinë, me akuza për “Vrasje me dashje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake.” Ai ishte përfshirë në përplasjen mes dy fiseve kriminale të njohura, Reçi dhe Bardhaj, një konflikt i ashpër që ka shkaktuar disa viktima vitet e fundit.

Në vitin 2023, Marku, së bashku me xhaxhain e tij, Martin Bardhi (i njohur edhe si Marjan Marku), dyshohet se organizuan një atentat ndaj Sajmir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, në qytetin e Rrëshenit. Sajmir Reçi arriti të shpëtonte nga sulmi, ndërsa disa muaj më vonë, Martin Bardhi u vra në një kafene, menjëherë pas lirimit nga burgu.

Zanafilla e përplasjes mes dy fiseve

Përplasjet mes fisit Bardhaj dhe Reçi dyshohet se kanë nisur vite më parë, për një konflikt banal të shkaktuar nga një incident rrugor. Ky konflikt u përshkallëzua në sulme dhe atentate të ndërsjella, duke sjellë viktima nga të dyja palët.

Hetimet vazhdojnë

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të atentatit, ndërsa ngjarja dyshohet të jetë një tjetër akt hakmarrjeje në zinxhirin e gjatë të përplasjeve mes këtyre grupeve kriminale.

Ky rast është një tjetër pasqyrë e realitetit të rënduar kriminal në vend, ku hakmarrjet dhe përplasjet mes grupeve të strukturuara vijojnë të marrin jetë njerëzish, duke sfiduar shtetin dhe sistemin e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...