22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Kërkime për armën e krimit në vrasjen e Biznesmenit Artan ‘Toni’ Kaja, në Itali

Përgjatë ditëve të fundit, hetuesit po vazhdojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës me të cilën është qëlluar për vdekje biznesmeni shqiptar Artan “Toni” Kaja, ngjarje e ndodhur më 7 janar në Lunata, brenda fabrikës së letrës Smurfit Kappa. Arma është një nga elementët e humbur që po mbetet enigmë për hetuesit, të cilët shpresojnë se do të hedhë dritë mbi motivin dhe mënyrën e realizimit të vrasjes.

Sipas hetimeve paraprake, 52-vjeçari Kaja ka pësuar një goditje me armë në pjesën e poshtme të qafës, duke sugjeruar se ai ka qenë me kurriz dhe ndoshta nuk e ka parë autorin, për shkak të pozicionit. Trupi i tij u gjet në fabrikën e letrës, por ende ka shumë pasiguri në lidhje me detajet e ngjarjes.

Një ngjarje e çuditshme është paraqitja në komisariat e Marjan Pepës, bashkëmoshatar dhe shok i ngushtë i viktimës, pas mëngjesit të gjetjes së trupit. Pepa ka deklaruar vetëm se “është përgjegjës për atë që ndodhi në fabrikën e letrës” dhe ka kaluar në gjendje shoku para se të arrestohej. Aktualisht, ai po mbahet në një qeli në San Giorgio në Lucca dhe ndihmohet nga një mjek psikiatër. Megjithatë, heshtja e tij po komplikon hetimet, duke lënë pa përgjigje dy pyetje kryesore: motivin e krimit dhe vendin ku është fshehur arma.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes, Pepa ka kaluar përmes varrezave të Lunatës dhe është ngjitur mbi një mur për të hyrë në fabrikë. Ai e ka ndjekur Kajën dhe e ka qëlluar atë nga pas. Pavarësisht kërkimeve të shumta në zonë, arma ende nuk është gjetur, dhe Pepa duket të ketë humbur kujtesën për të gjitha detajet e ngjarjes.

Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të ketë lidhje me përplasjet mes dy shokëve, të cilat janë shtuar me kalimin e kohës për shkak të zilisë dhe xhelozisë, për shkak të situatave në punë dhe familje. Për më shumë informacion mbi rrethanat e vrasjes, do të pritet edhe raporti i autopsisë, i cili do të zhvillohet nesër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...