17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Foto/ Atentati në Autostradën Vlorë–Fier, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku, merren persona në pyetje

 

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në autostradën Vlorë–Fier, pranë një karburanti, ku një 30-vjeçar, Kristian Marku, është ekzekutuar në afërsi të fshatit Novoselë. Viktima po udhëtonte me një makinë tip “Volkswagen”, dhe në vendngjarje u gjetën 9 gëzhoja të një pistolete “Glock”, ndërsa një tjetër u gjet në makinën e tij.

Hetimet dyshojnë se autorët kanë qenë të paktën 3 persona, të cilët përdorën një automjet tip “Benz” që më pas u gjet i djegur rreth 2 kilometra larg vendit të krimit. Makina kishte targa të vjedhura dhe nuk është gjetur arma e krimit. Autorët dyshohet se janë larguar drejt Fierit, duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.

Një nga detajet tronditëse është fakti se autorët kanë ndjekur viktimën për gati 1 kilometër dhe e kanë qëlluar atë, duke e detyruar të përplasej disa herë me trafikndarësen për të shpëtuar nga plumbat. Kristian Marku ishte nipi i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua më 26 shtator 2023 në Rrëshen, një ngjarje që lidhet me një konflikt të njohur ndërmjet familjeve Bardhi dhe Reçi. Dyshohet se viktima kishte lidhje me vrasjen e Saimir Reçit më 26 mars 2023, por nuk u provua përfshirja e tij.

Vrasja e tij është pjesë e një serie ngjarjesh të dhunshme që kanë tronditur Shqipërinë, duke shënuar një bilanc të rëndë kriminal për vitin 2025. Që në janar, Shkodra, dhe më pas Tiranë, janë përfshirë në një valë vrasjesh, përfshirë atë të biznesmenit 56-vjeçar Bujar Nasufi më 12 janar, i cili u qëllua nga një person i panjohur. Policia po heton lidhjet dhe motivet e këtyre ngjarjeve kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...