30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Evazioni fiskal në Shqipëri: 3.7 Milionë Euro të padeklaruara, nga dyqanet “Buzi Store”

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një hetimi të gjatë dhe të thelluar, ka shpallur në kërkim shtetasin Oltion Buzi për evazion fiskal, lidhur me një rast të evidentuar të shmangies nga taksat të një subjekti tregtar. Hetimi ka zbuluar se subjekti “Buzi Sport” ka dështuar të deklarojë një total prej 3.7 milionë eurosh të ardhura.

Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, hetuesit zbuluan përdorimin e një sistemi kompjuterik të paautorizuar, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, për të lëshuar fatura të falsifikuara. Ky sistem mundësonte lëshimin e faturave tatimore që nuk përmbushnin kërkesat e legjislacionit dhe ishin të pa fiskalizuara.

Hetimet treguan se “Buzi Sport” përdorte këto praktika për të deklaruar shifra më të ulëta se sa shuma reale e të ardhurave, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore. Gjatë kontrolleve të ushtruara në 8 adresa të lidhura me aktivitetin e këtij subjekti, u sekuestruan prova materiale, përfshirë pajisje kompjuterike dhe vlera monetare prej 8 milionë lekësh që nuk ishin të justifikuara me dokumente ligjore.

Njëkohësisht, u ekzekutua vendimi i Gjykatës për kontrollin e vendeve të ushtrimit të aktivitetit nga ky subjekt, dhe hetimet vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë evazioni fiskal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...