33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Policia arreston një nga autorët e plagosjes dhe shpall në kërkim një tjetër

Policia ka arrestuar një nga autorët e plagosjes me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet ndërsa në kërkim është shpallur bashkautori si dhe një Valter Pershpalaj për moskallëzim të krimit.

Të shtënat u dëgjuan pak pas mesnate në një lokal pranë rrugës “Xhanfize Keko” në Tiranë. Fill pas përplasjes, në lokal mbërriti policia që rrethoi vendin e ngjarjes dhe kreu procedurat për sqarimin e rrethanave.

Ndërkohë, sot në pranga është vënë Klajdi Shanaj, 33 vjeç për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Për të njëjtat vepra penale është shpallur në kërkim vëllai i tij, Ramandi Shanaj, 25 vjeç.

Dy vëllezërit, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, Ergin Gjonin, 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...