29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Mister në Shkodër: Babai i tre fëmijëve zhduket pa gjurmë në lumin e Shalës

Edison Oruqi, një 39-vjeçar nga lagjja “Kiras” në Shkodër dhe baba i tre fëmijëve, është zhdukur pa gjurmë prej katër ditësh. Ai ishte duke punuar në lumin e Shalës kur humbi kontaktet me familjen, ndërsa zhdukja e tij mbetet ende një mister.

Sipas dëshmive të bashkëpunëtorit dhe familjarëve, Oruqi është parë për herë të fundit teksa punonte në një bujtinë, por që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Familja e tij është alarmuar dhe ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e tij. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet dhe po heton pistat e mundshme të zhdukjes së tij.

Skënder Pepkolaj, një nga bashkëpunëtorët, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar materiale ndërtimi dhe i ka thënë se do ta rikthente nesër.

Pas përfundimit të punës, ai ka komunikuar se punëtori është lënë në një ishull të vogël me rërë.

Ka qenë vetë Pepkolaj që ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën ndërtimore.

Policia e Shkodrës ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës, por deri tani nuk ka arritur të gjejë asnjë rezultat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...