34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

SPAK ngre akuza ndaj Bardh Spahisë – Debat mbi prioritetet e drejtësisë

SPAK ka marrë në akuzë ish-kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, për shkarkimin e një drejtori në Bashki, duke ngritur polemika mbi prioritetet e drejtësisë në vend.

Në Shkodër, ky hetim shihet si një veprim i diskutueshëm, ndërsa kritikat kanë qenë të ashpra për mënyrën sesi po përdoret drejtësia për të ndjekur raste të tilla, ndërkohë që çështje të mëdha të korrupsionit vazhdojnë të mbeten pezull.

Në mënyrë ironike, qytetarët kanë komentuar se hetimet për Bardh Spahinë janë bërë më të thelluara se ato për aferat e mëdha korruptive. Në një reagim që po qarkullon gjerësisht, thuhet me sarkazëm se ish-kryebashkiaku ka “fshehur inceneratorin e Tiranës”, ka “organizuar demonstratën e 21 janarit” dhe madje ka “porositur Tojota Yaris”.

Duke ironizuar hetimin, thuhet gjithashtu se hetuesit e SPAK po përpiqen të deshifrojnë një mesazh të koduar me dy fjalë, “Nadja e mirë”, duke kërkuar ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen e tij.

Kjo dosje, cilësuar me sarkazëm si “Monalisa e drejtësisë shqiptare”, ka ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e hetimeve dhe nëse drejtësia po zbatohet me standarde të dyfishta.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse SPAK do të japë një sqarim mbi këtë çështje dhe nëse ky hetim është vërtet prioritet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...