35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Arrestohet një person për mbajtjen mbyllur të vajzës 21-vjeçare në Tiranë

 

Policia e Tiranës ka arrestuar një nga personat e përfshirë në mbajtjen e mbyllur të një vajze 21-vjeçare, ngjarje e ndodhur më 9 janar të këtij viti, në një apartament në zonën e Astirit.

I arrestuari është Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, një person me precedentë penalë. Sipas policisë, Binjaku, në bashkëpunim me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, mbajti të mbyllur 21-vjeçaren Sajma Qordja në një apartament. Vajza kishte njoftuar familjarët e saj për ngjarjen, duke thënë se po mbahej kundër vullnetit të saj dhe ishte dhunuar. Për të shpëtuar të miturën, policia ndërhyri duke hyrë në apartament nga ballkani, duke u zbritur me litarë pasi ajo refuzonte të hapte derën.

Pas ndërhyrjes, u zbulua se apartamenti ishte marrë me qira ditore nga Joni Sadikaj, i dyshuari kryesor dhe i dashuri i vajzës. Në këtë apartament, së bashku me disa të rinj, ata kishin festuar natën duke konsumuar alkool dhe kokainë. Gjatë kontrollit në një tjetër apartament të marrë me qira nga të rinjtë, u gjetën armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Ermal Binjaku ka një histori të mëparshme me policinë, pasi ka qenë i dënuar për sigurim kushtesh në një vrasje në Fier në vitin 2016 dhe është arrestuar në korrik 2023 për bashkëpunim me persona në kërkim.

Policia po vijon kërkimet për arrestimin e Joni Sadikajt dhe katër të tjerëve: Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert dhe Anduen Alia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...