28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Zbulim Shkencor: Grupi i gjakut, arsyeja e zhdukjes së Neandertalëve?

 

Një studim i fundit nga Universiteti Aix-Marseille ka zbuluar një faktor të rëndësishëm që mund të ketë çuar në zhdukjen e Neandertalëve dhe Denisovanëve: grupi i tyre unik i gjakut.

Sipas kërkimeve, këto grupe parahistorike kishin një variant të rrallë të faktorit Rh, i cili mund të ketë shkaktuar probleme fatale nëse një femër Neandertale do të lindte një fëmijë me një mashkull Homo Sapiens. Ky faktor mund të ketë ndikuar në normat e ulëta të mbijetesës së të porsalindurve, duke kontribuar në zhdukjen graduale të tyre.

Kështu që në ditët e sotme, duke e ditur cili nga 8 kombinimet e mundshme të grupit të gjakut njeriu ka, kryhen edhe transfuzionet e gjakut. Por, qelizat e kuqe të gjakut ose eritrocitet janë shumë më të komplikuara se kaq. Ka me qindra antigjenë të tjerë të panjohur që “lundrojnë” në sipërfaqen e tyre, e po ashtu që bëjnë diferencën brenda qelizave.“Neandertalët kishin një Rh në grupin e gjakut që është shumë e rrallë tek humanët e sotëm”, thotë studimi. Ky variant i Rh, që është RhD, një tjetër antigjen, nuk përputhet me variantet e gjetura tek Denisovans apo Homo Sapiensët. Përshembull, nëse një femër Neandertale do të sillte në jetë një fëmijë me një mashkull Homo Sapiens, atëherë me shumë mundësi fëmija do lindte me shumë probleme në tru ose nuk do mbijetonte.

Ekspertët nuk janë të qartë se pse shumica e njerëzve sot e kanë proteinën Rh në sipërfaqe të qelizave, ose disa të tjerë e kanë në sasi të pakët, por problem i madh do të ishte nëse një grua me Rh negative do të kishte fetusin me Rh pozitiv. Në këtë rast, sistemi imunitar krijon antitrupa që “sulmojnë” qelizat e gjakut të fetusit, duke bërë që fëmija të lindë me sëmundje. Sigurisht me avancimin e mjekësisë e pajisjeve, sot është e mundur që ky fenomen të trajtohet, por 100 mijë vite më parë kjo gjë ishte e pamundur.

Pra, Neandertalët kishin variante të përputhshme të Rh-së me njëri-tjetrin, por kjo gjë qëndroi e pandryshuar për 80 mijë vite të ekzistencës së tyre. Qelizat e tyre të gjakut nuk evoluan, ndërkohë që tek Homo Sapiensët ky proces njohu ndryshim në 15 mijë vite. “Mbase ka ndikuar mjedisi dhe klima euroaziatike”, thotë autorja e studimit.

Është krijuar bindja tashmë se kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e zhdukjes së tyre!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...